Policia e Nju Jorkut ka vënë në pranga një burrë i cili dyshohet se i vuri zjarrin një gruaje në stacionin e trenit, e cila humbi jetën më pas për shkak të plagëve të marra.
Zëdhënësja e policisë Jessica Tisch e përshkroi incidentin si "një nga krimet më të rënda dhe pamëshirshme që një person mund të kryejë kundër një qenieje tjetër njerëzore".
Ajo zbuloi se gruaja ishte pranë një treni kur autori iu afrua dhe përdori një çakmak për të ndezur rrobat e saj. Nga dinamika e ngjarjes dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, hetuesit arritën në konkluzione se viktima dhe autori nuk e njihnin njëri-tjetrin.
Burri më pas u largua me shpejtësi me një tren tjetër, për t’u arrestuar disa minuta më vonë në stacionin Herald Square, i cili ndodhet pranë Empire State Building në Manhattan. (A2 Televizion)