Rëndohet bilanci në Siri, 185 viktima nga përleshja me mbështetësit e Asadit

Nga A2 CNN
7 Mars 2025, 21:05 | Bota

Rëndohet bilanci në Siri, 185 viktima nga përleshja me

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi sonte se 90 civilë alavitë janë “ekzekutuar” nga forcat e sigurisë në rajonin e Latakias, bastion i kësaj pakice myslimane nga vjen ish-presidenti sirian Bashar al-Assad.

Drejtori i Observatorit i tha AFP se 90 alavitë, duke përfshirë "të paktën gjashtë gra" u ekzekutuan nga forcat e sigurisë të qeverisë së re në rajonet e Bania, Latakia dhe Jableh.

Sipas kësaj organizate joqeveritare, në përleshje janë vrarë 45 luftëtarë besnikë të Asadit dhe 50 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Bazuar në këtë raport të fundit, numri i të vdekurve nga përleshjet që shpërthyen të enjten është 185. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos