Rishfaqet "princesha e gazit", Tymoshenko: Do ishte imorale të mbaheshin zgjedhje në Ukrainë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2025, 15:35 | Bota

Rishfaqet "princesha e gazit", Tymoshenko: Do ishte imorale të

Volodymyr Zelenskyy ndodhet në momente shumë të vështira politikisht. Në një reagim të fundit të tij përballë kritikave të Donald Trump, lideri i Ukrainës ka bërë të ditur se shpreson në një unitet europian dhe pragmatizëm amerikan për ti dhënë fund luftës me Rusinë.

"Ne po qëndrojmë të fortë në këmbët tona. Unë mbështetem në unitetin ukrainas, guximin tonë ... në unitetin e Evropës dhe pragmatizmin e Amerikës," u tha Zelenskiy ukrainasve në fjalimin e tij me video të mërkurën vonë.

“Amerika ka nevojë për sukses po aq sa ne”, shtoi ai, shkruan A2 CNN.

Ish-kryeministrja e Ukrainës, e quajtur ndryshe edhe “Princesha e Gazit”, Yulia Tymoshenko tha se Zelenskiy është lideri legjitim i Ukrainës derisa të zgjidhej dikush.

"Vetëm ukrainasit kanë të drejtë të vendosin se kur dhe në çfarë kushtesh duhet të ndryshojnë qeverinë e tyre. Sot nuk ka kushte të tilla! Zelenskyy është lideri legjitim i Ukrainës, derisa të zgjidhet dikush tjetër. Eshtë e pamundur dhe imorale të mbaheshin zgjedhje gjatë luftës pasi ushtria nuk do të mund të merrte pjesë”, tha ajo.

Trump po punon për një marrëveshje të shpejtë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe ka alarmuar aleatët evropianë të Uashingtonit duke i lënë ata dhe Ukrainën jashtë bisedimeve fillestare me Rusinë dhe duke fajësuar Ukrainën për pushtimin rus në vitin 2022. Reagimi i Trump ka ndikuar edhe tek banorët e Kievit, për të cilët Zelenskyy tashmë është lideri i besueshëm.

“Zelenskyy definitivisht nuk është një diktator. Ai në çdo rast ka qëndruar gjithmonë për vendin tonë. Edhe unë e votova për të. Shpresoj që Trump të ndryshojë vendimin e tij, sepse gaboi duke bërë një deklaratë të tillë”, tha ajo më tej, shkruan A2 CNN.

“Unë e shoh Trump si dikë që ndërton gjithçka mbi reklamat dhe biznesin, atij i duhen vetëm para. Në lidhje me akuzat e tij, ai thotë shumë budallallëqe. Natyrisht, ne kemi nevojë për zgjedhje, por është e pamundur t'i mbajmë, sepse lufta është në vazhdim”, tha Hanna Shepyl, banore e Kyiv.

“Unë mendoj se ai (Trump) nuk duhej ta thoshte këtë, sepse ai është President dhe deklarata e tij ka të bëjë me Presidentin tonë. Nga pikëpamja diplomatike është e pasaktë. Çfarëdo që ai mendon për Presidentin tonë është problemi i tij personal (i Trump). Nëse ai nuk ka ndërmend të ndihmojë Ukrainën, ai thjesht duhet ta thotë këtë, por ai nuk duhet të kalojë kufirin tek personalitetet, kjo është ajo”, tha Jevhen Shlapak, banore e Kyiv.

Mandati pesëvjeçar i Zelenskiy duhej të përfundonte në vitin 2024, por zgjedhjet nuk mund të mbahen sipas ligjit ushtarak, të cilin Ukraina e vendosi në shkurt të vitit 2022 në përgjigje të pushtimit të Rusisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos