Rrëzohet avioni amerikan në Irak

Nga A2 CNN
12 Mars 2026, 23:55 | Bota

Rrëzohet avioni amerikan në Irak

Një avion amerikan "KC-135" që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor, raporton A2CNN. 

Dy avionë cisternë të të njëjtit mision u përfshinë në incident, njëri prej të cilëve u ul në mënyrë të sigurt.

Komanda Qendrore e SHBA-ve bën me dije se incidenti nuk ka lidhje zjarrin armiqësor të krijuar në rajon, ndërkohë që po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Më herët Izraeli tha se ka nisur një vale të re sulmesh në kryqytetin e Iranit, Tehran, si dhe ka shënjestruar Hezbollahun në Liban.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos