Rrëzohet avioni me pasagjerë në Honduras, mes viktimave dhe një këngëtar i famshëm

Nga A2 CNN
18 Mars 2025, 07:13 | Bota

Rrëzohet avioni me pasagjerë në Honduras, mes viktimave dhe

Një aeroplan u rrëzua mbrëmë pranë Hondurasit, disa minuta pasi u ngrit nga ishulli Roatan, duke vrarë shtatë persona ndërsa 10 të tjerë u nxorën të gjallë nga rrënojat.

Aeroplani Jetstream i linjës ajrore Lansa në Honduras mbante 14 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, tha ministri i transportit, duke shtuar se rrënojat u gjetën një kilometër larg bregut të ishullit.

Sipas regjistrit të fluturimeve të treguar nga mediat lokale, pasagjerët përfshinin një shtetas amerikan, një shtetas francez dhe dy të mitur.

Shefi i Zjarrfikësve të Roatan Franklin Borjas konfirmoi numrin e të vdekurve. Sipas shërbimeve zjarrfikëse, mes viktimave ishte edhe muzikanti i famshëm vendas Aurelio Martinez Suazo.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa një hetim ka nisur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos