Rrëzohet avioni ushtarak mbi disa shtëpi, me dhjetëra të vdekur në Sudan

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2025, 18:20 | Bota

Rrëzohet avioni ushtarak mbi disa shtëpi, me dhjetëra të

Një tragjedi ka ndodhur në periferi të Khartoumit, ku një avion ushtarak sudanez i tipit Antonov ka rënë pas ngritjes nga baza ajrore ushtarake e Ëadi Seidna. Si pasojë, të paktën 46 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur, përfshirë ushtarë dhe civilë. Shkaku i aksidentit ende nuk është i qartë, megjithatë burimet ushtarake kanë thënë se mund të ketë qenë një defekt teknik.

Një ditë më parë, Forcat e Shpejta të Mbështetjes (RSF), që janë në luftë me ushtrinë, njoftuan se kishin rrëzuar një avion luftarak në Darfurin Jugor. Ky incident ka ndodhur në një periudhë të gjatë të luftës civile në Sudan, e cila ka nisur në prill 2023, pas një përplasjeje të dhunshme për pushtet mes ushtrisë dhe RSF-së. Lufta ka shkaktuar shkatërrim të gjerë në Sudan, përfshirë Khartum dhe Omdurman, duke i lënë mijëra të vdekur dhe duke shpërngulur rreth 12 milionë njerëz.

Ministria e Shëndetësisë e Sudanit ka njoftuar se ekipet emergjente kanë transportuar të plagosurit, përfshirë fëmijë, në një spital të afërt. Dëshmitarët e aksidentit kanë raportuar se ka pasur një shpërthim të fortë dhe disa shtëpi janë dëmtuar nga rënia e avionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos