Fituesi i zgjedhjeve parlamentare gjermane, Friedrich Merz tha se është gati të formojë një qeveri të koalicionit të gjerë me Social Demokratët, deri në periudhën e pashkëve, në mënyrë që të jetë e aftë të marrë vendime.
Po ashtu Merz, përjashtoi politikat për një reformë të shpejtë në kufijtë e huamarrjes shtetërore të Gjermanisë dhe tha se ishte shumë herët për të thënë nëse parlamenti në largim mund të kalojë përmes një rritjeje masive të shpenzimeve ushtarake.
“Ju e dini që ne jemi të përgatitur për të formuar qeverinë. Ju e dini se unë jam gjithashtu i përgatitur të marr lidershipin dhe përgjegjësinë për qeverinë si Kancelar Federal. Por e gjitha kjo kërkon një koalicion të mirë negociuar me marrëveshje me SPD. Jam duke supozuar përsëri se mund të negociojmë një marrëveshje të mirë koalicioni me SPD dhe mund ta bëjmë këtë brenda një periudhe të arsyeshme, në mënyrë që të kemi një qeveri të shumicës deri për Pashkët, e cila do të jetë gjithashtu e aftë të marrë vendime”, tha mes të tjerash Merz. (A2 Televizion)