Rrëzohet avioni ushtarak rus, mbi 70 viktima

Nga A2 CNN
24 Janar 2024, 10:46 | Bota

Rrëzohet avioni ushtarak rus, mbi 70 viktima

Një avion transporti ushtarak rus, i llojit “Ilyushin Il-76”, u rrëzua të mërkurën në rajonin Belgorod të Rusisë. Lajmin e bënë të ditur media pro-Kremlinit, duke cituar burime dhe video të postuara në mediat sociale.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 65 të burgosur lufte dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, bashkë me tre persona të tjerë ishin në bordin e avionit.

Guvernatori lokal Vyacheslav Gladkov tha se një "incident" i paspecifikuar kishte ndodhur në rrethin Korochansky të rajonit, në verilindje të qytetit Belgorod dhe se ai do të inspektonte vendin.

Rajoni i Belgorodit, i cili kufizohet me Ukrainën, është nën sulm të shpeshtë nga Ukraina në muajt e fundit, duke përfshirë një sulm raketor në dhjetor, i cili vrau 25 njerëz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos