
Një helikopter është rrëzuar në malin Kilimanxharo në Tanzani, duke vrarë pesë persona, njoftuan autoritetet, duke shtuar se dy turistë ishin midis viktimave.
Mediat lokale raportuan se Autoriteti i Aviacionit Civil të Tanzanisë konfirmoi rrëzimin e ndodhur dje pranë kampit Barafu.
Midis viktimave ishin një udhërrëfyes, një mjek, piloti dhe dy turistë të huaj, emrat dhe kombësitë e të cilëve nuk u bënë të ditura.
Kilimanxharo, maja më e lartë e Afrikës, ndodhet gati 6,000 metra mbi nivelin e detit dhe tërheq mesatarisht 50,000 turistë çdo vit. (A2 Televizion)