Ky është momenti kur 25-vjeçari Albi Muça merr çantën ku mendonte se kishte 1 milionë euro por bie pre e kurthit të policisë dhe arrestohet në flagrancë. i riu dyshohet se është përdorur nga një person tjetër për të mashtruar me qëllim marrjen e parave prej ndërtuesit 54-vjeçar, Ardi Kollçaku.
Sipas burimeve nga grupi hetimor një person tjetër nga jashtë vendit i ka shkruar në Signal ndërtuesit duke iu prezantuar si kryeministri dhe duke i kërkuar një shumë prej 1 milionë eurosh. Biznesmeni e ka kuptuar që bëhej fjalë për një mashtrim dhe ka bërë denoncim në polici.
Më pas agjentë të infiltruar kanë nisur komunikimin me personin në fjalë nga numri i kallëzuesit duke e future ne kurth personin që po komunikonte, ku i kanë thënë se do ti dorëzonin paratë.
Personi që po kryente mashtrimin i ka thënë se do të sillte dikë tjetër të merrte pakon dhe në këtë rast përdori 25-vjecarin Albi Muça, i cili u arrestua në flagrancë.
Edhe pas kësaj skeme mashtrimi policia ka dyshime të forta se qëndron Florian Gjergji në kërkim prej koshësh, i cili dyshohet se ndodhet jashtë vendit dhe ka kryer të paktën mbi 10 mashtrime të tilla duke iu prezantuar biznesmenëve të njohur si politikanë të ndryshëm dhe duke i kërkuar para.
Tentativa që janë zbuluar dhe goditur nga policia siç ishte edhe rasti fundit një muaj më parë dy të rinj që u arrestuan në Elbasan teksa kërkonin ti merrnin para me anë të mashtrimit kreut të FSHF. (A2 Televizion)