Rriten tensionet: SHBA dërgon 5,000 marinsa në Ngushticën e Hormuzit

Nga A2 CNN
13 Mars 2026, 19:12 | Bota

Rriten tensionet: SHBA dërgon 5,000 marinsa në Ngushticën e

Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani ka intensifikuar sulmet në Ngushticën e Hormuzit.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, miratoi kërkesën e Centcom për dërgimin e rreth 5,000 marinasve dhe disa anijeve luftarake, raporton Wall Street Journal.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump deklaroi se është e pamundur që iranianët të rebelohen kundër regjimit së shpejti, duke shtuar se SHBA do të ndiejë pasojat e çdo konflikti në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Situata e tensionuar u shoqërua edhe nga humbje të tjera ushtarake: të gjashtë anëtarët e ekuipazhit të avionit KC-135, i cili u rrëzua në Irakun perëndimor të enjten, kanë humbur jetën, ndërsa 16 ushtarakë janë vrarë gjatë operacionit “Epic Fury”, sipas Komandës Qendrore Amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos