Rrufeja shtrin në tokë 18 persona në fushën e futbollit

Nga A2 CNN
4 Prill 2024, 07:02 | Bota

Rrufeja shtrin në tokë 18 persona në fushën e futbollit

Të paktën 18 persona mbetën të plagosur pasi një rrufe ra në një stadium futbolli në prefekturën e Miyazakit, në pjesën qendrore të Japonisë.

Ngjarja ndodhi teksa në stadium ishte duke u luajtur një ndeshje mes dy ekipesh të rinjsh.

Sipas mediave lokale shkarkesa elektrike ishte shumë e fuqishme, ndërkohë që shton se dy prej personave të lënduar ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos