Rumania mbyll centralin bërthamor, Danubi në nivelet më të ulëta të ujit në 30 vite

Nga A2 CNN
13 Gusht 2026, 20:41 | Bota

Rumania mbyll centralin bërthamor, Danubi në nivelet më të

Rumania ka mbyllur të vetmin central bërthamor në vend për shkak të nivelit jashtëzakonisht të ulët të ujit në lumin Danub, si pasojë e motit të nxehtë të zgjatur që ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës.

Centrali i Cernavodă-s, ku dy reaktorë prodhojnë rreth 20% të energjisë elektrike të Rumanisë, nuk pritet të rikthehet në funksion brenda 10 ditëve të ardhshme.

Në fillim të kësaj jave, autoritetet u përpoqën të rrisnin prurjen e ujit drejt centralit, i cili përdor Danubin për ftohje.

Hungaria fqinje deri tani ka shmangur mbylljen e centralit të saj të vetëm bërthamor në Paks, i cili gjithashtu përdor ujërat e Danubit. Niveli i ujit në lumin e dytë më të gjatë të Evropës ka rënë në nivelet më të ulëta të 30 viteve të fundit në disa vende.

Reaktori i dytë, me kapacitet 706 megavat, në centralin e Cernavodă-s u shkëput nga rrjeti elektrik rumun pak para mesditës të enjten.

Ne nuk parashikojmë rikthimin në funksion brenda 10 ditëve të ardhshme”, tha drejtori i centralit, Romeo Urjan, për agjencinë e lajmeve AFP. Reaktori i parë ishte mbyllur më herët, në muajin korrik. Deri tani, centrali i Cernavodă-s ishte mbyllur vetëm një herë më parë, në vitin 2003. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos