Alarmi nga shefi i OBSH, Ebola ka dalë jashtë kontrollit. Përhapja, më vdekjeprurëse

Nga Xhevahir Qardaku
13 Gusht 2026, 15:22 | Bota

Shpërthimi aktual i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos po shndërrohet në përhapjen më vdekjeprurëse të sëmundjes ndonjëherë.

Alarmin e dha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve se shpërthimi i vitit 2026, “me ritmin e tij aktual”, do të “eklipsonte” atë të shpërthimit të viteve 2014-2016, që vrau të paktën 11 mijë njerëz, shkruan A2.

Përhapja e këtij viti, që nisi më 15 maj, preku të paktën 4300 raste dhe ka shkaktuar më shumë se 2000 vdekje. OBSH-ja tha të mërkurën se shpresonte të ndalte përhapjen e sëmundjes brenda tre muajsh, por paralajmëroi se kjo do të thoshte vënien nën kontroll të transmetimit, jo përfundimin e plotë të shpërthimit.

Epidemia u shpall zyrtarisht vetëm në maj, por besohet se shpërthimi filloi të paktën tre muaj më parë, thanë zyrtarët e shëndetësisë këtë javë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos