Rusët sulmojnë me dron gjatë natës qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Nga A2 CNN
6 Prill 2024, 08:20 | Bota

Rusët sulmojnë me dron gjatë natës qytetin e dytë

Një sulm me dron rus gjatë natës në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, vrau gjashtë persona dhe plagosi 10 të tjerë, tha kryetari i bashkisë, Igor Terekhov.

“Që nga mëngjesi i sotëm, ka gjashtë të vdekur dhe 10 të plagosur pas sulmit së natës në distriktin Shevchenkivskyi”, shkroi kryebashkiaku në një postim në Telegram, duke iu referuar zonës veriore të qytetit të Kharkiv.

Më herët forcat ruse goditën ushtrinë ukrainase në jug të Donetskut. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes ruse "një përpjekje e forcave të armatosura ukrainase dështoi për të forcuar pozicionet e tyre " dhe se një sulm i ushtrisë së Kievit u zmbraps.

Ushtria ruse thuhet se goditi Gardën Kombëtare të Ukrainës pranë Uglesborochnaya dhe Staromayorsky, duke eliminuar rreth 155 ushtarë në 24 orët e fundit dhe duke goditur disa objekte, mes tyre tanke e dronë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos