Rusia godet portet e Ukrainës, katër të vrarë ndërsa protestat kundër reformës në mbrojtje vazhdojnë

Nga A2 CNN
17 Korrik 2026, 17:32 | Bota

Rusia godet portet e Ukrainës, katër të vrarë ndërsa

Rusia ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj Ukrainës, duke goditur infrastrukturën portuale në jug të vendit dhe duke shkaktuar të paktën katër viktima. Sulmet vijnë në një kohë kur protestat në Ukrainë vazhdojnë për të dytën ditë radhazi kundër ndryshimeve në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas autoriteteve ukrainase, dronët rusë goditën portin e Mykolaivit, ku u dëmtuan tre anije të regjistruara jashtë vendit. Dy shtetas ukrainas që ndodheshin në bordin e një prej anijeve humbën jetën.

Në Kherson, një sulm me dron vrau një grua dhe plagosi gjashtë persona të tjerë, ndërsa në Odesa një tjetër sulm rus i mori jetën një burri. Zyrtarët lokalë akuzuan Moskën se po vazhdon të shënjestrojë civilët dhe infrastrukturën jetike, shkruan A2CNN. 

Ndërkohë, përplasjet në Detin e Zi dhe Detin Azov janë intensifikuar. Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se forcat e saj kanë goditur 24 anije të përdorura nga ushtria ukrainase gjatë javës së fundit.

Nga ana tjetër, komandanti i forcave të dronëve të Ukrainës, Robert Brovdi, tha se Kievi ka goditur 12 anije ruse në Detin e Zi, përfshirë dy tankerë, si dhe një rafineri nafte në rajonin rus të Jarosllavit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos