Qeveria prezantoi programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, një skemë financimi që synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në zgjerimin e aktivitetit përmes rritjes së investimeve.
Kush ka një ide dhe një plan, të ulet, ta shkruajë, të aplikojë dhe të marrë deri në 2 milionë euro, me70% kolateral të garantuar nga qeveria dhe me 2 deri në 3% normë interesi. Përfituese janë vetëm bizneset e vogla dhe të mesme.
Sipërmarrjet e mëdha nuk do kenë mundësi që të kenë akses në këtë program edhe sikur të bëjnë nga ato truket që për fat të mirë kemi disa që vijnë nga sektori privat në qeveri dhe i kanë bërë vetë përpara. Kështu që na kanë paralajmëruar se ku mund të na futen të mëdhenjtë, kështu që ua kemi mbyllur të gjitha shtigjet.
Një ekip eskpertësh ndërkombëtarë do të mbështesë bizneset në hartimin e projekteve, për t’u hequr çdo pretekst refuzimi bankave, të cilat morën një paralajmërim. I kujtoj bankave që guvernatori ka në dorë shumë gjëra por dhe Ministria e Financave nuk është pa gjë në dorë fare, në rast se bankat nuk do na shoqërojnë në këtë proces. Fasonëve që i kërkuan subvencionim si mbrojtje nga rënia e Euros ua preu shkurt, ndërsa mbrojti forcimin e Lekut.
Kemi fasone që janë kthyer në manifakturë dhe që nuk kanë më probleme të tilla. Koha kur krahu i lirë i punës ishte avantazh konkurrues ka vdekur [...] forcimin e lekut, e lidhin me “narko-regjimin”. Një banalitet absolut, që nuk e mbështet dot në asnjë lloj teorie reale ekonomike. Forcimi i lekut është sukses i ekonomisë shqiptare. [...]
A ka në Shqipëri para të pista që qarkullojnë? Po, patjetër që ka. Po ku nuk ka? Sipas Qeverisë, jo vetëm Banka e Shqipërisë por edhe FMN konfirmon se është zhvillimi ekonomik që ka sjellë forcimin e Lekut në raport me Euron. (A2 Televizion)