Rusia sulmon me raketa klinikën në Zaporizhzha

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2024, 11:58 | Bota

Rusia sulmon me raketa klinikën në Zaporizhzha

Një sulm me raketa ruse ka vrarë të paktën 7 persona dhe ka plagosur 22 të tjerë, përfshirë një fëmijë, në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia.

Rreth pesë persona mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja pas sulmit të së martës në një klinikë private dhe ndërtesa banimi në qendër të qytetit.

Gjatë natës, ekipet e shpëtimit nxorën dy gra nga rrënojat. Ato tani po trajtohen në spital. Një operacion kërkim-shpëtimi po vazhdon.

Kreu rajonal i Zaporizhzhia, Ivan Fedorov thotë se Rusia ka lëshuar një raketë balistike, me shumë mundësi një Iskander. Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka komentuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos