Rutte informon aleatët, “Trump kërkon angazhime të qarta në Hormuz”

Nga Erjon Dervishi
9 Prill 2026, 22:20 | Bota

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka informuar disa kryeqytete Europiane  se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkon angazhime konkrete brenda ditëve të ardhshme për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. këtë e thanë të enjten për Reuters tre diplomatë evropianë.

Rutte u takua me Trump në Uashington të mërkurën, në një kohë tensionesh brenda aleancës për shkak të luftës me Iranin.

Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, deklaroi se Sekretari i Përgjithshëm është në kontakt me aleatët lidhur me diskutimet e tij në Uashington. “Është e qartë se Shtetet e Bashkuara presin angazhime dhe veprime konkrete për të garantuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”, ishin fjalët e saj.

Presidenti amerikan e ka quajtur vazhdimisht NATO-n një “tigër prej letre” dhe ka kërcënuar javët e fundit me tërheqjen nga aleanca transatlantike prej 32 anëtarësh, duke argumentuar se aleatët evropianë janë mbështetur te garancitë e sigurisë së SHBA-së, ndërsa kanë ofruar mbështetje të pamjaftueshme për fushatën bombarduese SHBA-Izrael kundër Iranit.

E kuptojmë zhgënjimin në Uashington, por ata nuk u konsultuan me aleatët as para dhe as pas nisjes së kësaj lufte,” tha një nga diplomatët. Ndërkohë në një deklaratë ditën e sotme, shefi i NATO garantoi se aleatët do t’i ofronin mbështetje të madhe SHBA-ve për Iranin.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos