Autoriteti i Mbrojtjes së Konkurrencës dhe të Tregut ka mbyllur hetimin ndaj Ryanair, duke arritur një marrëveshje që parashikon angazhime e kompanisë ajrore për rimbursimin në vlerën totale 1,5 milionë euro ndaj konsumatorëve për shkeljen e dy neneve të kodit.
Sipas akuzave të ngritura në fillim të hetimit, informacionet e ofruara nga kompania ajrore për kushtet e aplikueshme për check-in online nuk kanë qenë të plota, pasi nuk informonin siç duhet konsumatorët mbi periudhën e disponueshmërisë së shërbimit dhe për mundësinë e rritjes së kostove në rastin e mos kryerjes së check-in-it online brenda afatit të caktuar nga Ryanair, shkruan A2 CNN.
Gjithashtu, Autoriteti kishte vënë re se, gjatë rezervimit të një bilete vajtje-ardhje, nëse përdoruesi zgjidhte opsionin e "prioritetit dhe bagazhit të dorës", kjo zgjedhje automatikisht zgjatej për të dy udhëtimet.
Në përputhje me marrëveshjen, tashmë Ryanair do të rimbursojë plotësisht - me një shumë prej 55 eurosh, shuma e paguar për check-in në aeroport - të gjithë konsumatorët që, mes vitit 2021 dhe 2023, kanë dërguar një ankesë ndaj kompanisë, pa pasur informacion të mjaftueshëm mbi kushtet për check-in online.
Për më tepër, të gjithë ata që kanë bërë rezervime gjatë të njëjtit periudhë dhe kanë kryer check-in në aeroport, duke paguar përkatësisht shtesën, do të marrin një kompensim prej 15 eurosh ose, si alternativë, një kupon me vlerë 20 euro për shërbime të Ryanair. (A2 Televizion)