Arrestohet në Spanjë Armando Ndreu, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2026, 16:45 | Kronikë

Arrestohet në Spanjë Armando Ndreu, i akuzuar për vrasje të

Arrestohet në Spanjë, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 36-vjeçari Armando Ndreu, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, pas shkëmbimit të informacionit mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe Interpol Madridit.

Sipas Policisë, në vitin 2022, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i kishte caktuar Ndreut masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

36-vjeçari akuzohet se në mars të vitit 2022, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të një subjekti në pronësi të shtetasit S. S., në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos