Seri sulmesh terroriste në Nigeri, kamikazi hedh veten në erë në një dasmë

Nga A2 CNN
30 Qershor 2024, 09:43 | Bota

Seri sulmesh terroriste në Nigeri, kamikazi hedh veten në erë

Të paktën 18 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e disa sulmeve kamikaze në Nigeri.

Objektivat e terroristëve ishin të paqarta, teksa shpërthimet nisën të dëgjoheshin gjatë ditës në qytetin e Gwoza.

Një prej kamikazëve hodhi veten në erë gjatë një ceremonie martesore ku për pasojë humbën jetën të paktën 6 civilë.

Momentalisht, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësisë për sulmin, teksa autoritetet dyshojnë se përgjegjës janë militantët islamikë të Boko Haram, të cilët operojnë në veri-lindje të Nigerisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos