Seuli: Koreja e Veriut ka zgjeruar kapacitetet bërthamore, ka 2,000 kg uranium të pasuruar

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 07:40 | Bota

Seuli: Koreja e Veriut ka zgjeruar kapacitetet bërthamore, ka 2,000 kg

Koreja e Veriut zotëron deri në 2,000 kg uranium të pasuruar në masë të lartë, falë përpjekjeve të vendosura për të zgjeruar në mënyrë drastike kapacitetet e saj bërthamore në vitet e fundit.

Ky është vlerësimi i bërë publik në një konferencë për shtyp nga Ministri i Unifikimit i Koresë së Jugut, Chung Dong-young, bazuar në të dhënat e disponueshme publikisht nga ekspertët, njofton agjencia e lajmeve Yonhap, përcjell A2 CNN.

"Një ndalesë është urgjente. Edhe në këtë moment, centrifugat e uraniumit në katër zona të Veriut po funksionojnë për të grumbulluar material bërthamor", shtoi Chung.

Rifillimi i bisedimeve Veri-SHBA do të ishte një "pikë kthese" nga ngërçi në denuklearizimin e vendit të vetmuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos