Pionieri austriak i sporteve ekstreme, Felix Baumgartner, vdiq në moshën 56 vjeçare në një aksident me parashutë në Porto Sant'Elpidio, në rajonin Marche në Itali.
I famshëm për hedhjen rekord me parashutë në vitin 2012 nga kufiri i hapësirës, Baumgartner humbi kontrollin e parashutës së tij me motor, ndërsa fluturonte mbi Porto Sant'Elpidio në rajonin qendror të Italisë, dhe ra në tokë pranë pishinës së një hoteli. Arsyet e aksidentit ishin të paqarta.
Sipas raporteve fillestare, një sëmundje e papritur bëri që ai të humbiste kontrollin e mjetit, duke bërë që ai të përplasej në një pishinë private. Për Baumgartner, i cili e bëri qiellin shtëpinë e tij, ky ishte epilogu tragjik i një jete të jetuar pezull midis rrezikut dhe pasionit.
Kryetari i bashkisë së Porto Sant'Elpidio, Massimiliano Ciarpella, tha se raportet sugjeronin se ai mund të ketë pësuar një problem të papritur mjekësor në ajër dhe shprehu ngushëllimet e qytetit për vdekjen e "një simboli të guximit dhe pasionit për fluturime ekstreme".
Baumgartner bëri histori më 14 tetor 2012, kur u hodh nga gati 39,000 metra, nga stratosfera, duke tejkaluar shpejtësinë e zërit pa asnjë mjet mekanik. Ai ishte pjesë e projektit Red Bull Stratos dhe vendosi rekorde për lartësinë, rënien e lirë dhe shpejtësinë (Mach 1.25), duke arritur 1,357 km/orë dhe duke qëndruar pa peshë për më shumë se 25 sekonda, me një rrahje maksimale të zemrës prej 185 bpm.
Ai bëri kërcimin historik mbi Rosëell, Neë Mexico, në 65-vjetorin e fluturimit të pilotit legjendar amerikan Chuck Yeager që theu barrierën e zërit më 14 tetor 1947.
Ngjarja tërhoqi vëmendjen e tetë milionë shikuesve në YouTube, duke e shndërruar këtë akt në një fenomen global,
I vetëshpalluri "Zoti i Qiejve" filloi të hidhej me parashutë që në adoleshencë përpara se të merrej me sportin ekstrem të kërcimit nga baza.
Karriera e tij e gjatë e kërcimeve të guximshme përfshinte hedhjen me parashutë përmes Kanalit Anglez dhe hedhjen me parashutë nga Kullat Petronas në Malajzi.
Në Austri ai ishte gjithashtu i njohur për nxitjen e polemikave me pikëpamje që përfshinin shprehjen e mbështetjes për diktaturën si sistem qeverisjeje. (A2 Televizion)