SHBA "godet" Hamasin me sanksione, OKB: 200 fëmijë të vrarë në Liban vetëm dy muajt e fundit

Nga Erjon Dervishi
19 Nëntor 2024, 20:37 | Bota

SHBA "godet" Hamasin me sanksione, OKB: 200 fëmijë të

SHBA ka sanksionuar gjashtë zyrtarëve të lartë të Hamasit. Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti amerikan i Thesarit. Vendimi vjen si veprim i mëtejshëm kundër grupit militant palestinez pasi Uashingtoni ka kërkuar të arrijë një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gaza.

Departamenti i Thesarit tha në një deklaratë se sanksionet kishin në shënjestër përfaqësuesit e grupit jashtë vendit, një anëtar të lartë të krahut ushtarak të Hamasit dhe ata të përfshirë në mbështetjen e përpjekjeve për mbledhjen e fondeve për grupin dhe kontrabandën e armëve në Gaza. “Hamasi vazhdon të mbështetet te zyrtarët kryesorë, të cilët në dukje ruajnë role legjitime, publike brenda grupit, por që lehtësojnë aktivitetet e tyre terroriste, përfaqësojnë interesat e tyre jashtë vendit dhe koordinojnë transferimin e parave dhe mallrave në Gaza”, tha nënsekretari në detyrë i Thesarit Bradley Smith, tha në deklaratë.

Ndërkohë, shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në fshatin libanez Khiam. Reja e tymit mbylli zonën duke sjellë kaos tek banorët. Agjencia e lajmeve Reuters, ka publikuar një flamur izraelit i cili valëvitej në Libanin Jugor.

Një zyrtar i lartë amerikan vizitoi Bejrutin të martën, duke thënë se kishte një "mundësi reale" për t'i dhënë fund konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut dhe se boshllëqet po ngushtoheshin, duke sinjalizuar përparim në përpjekjet e Uashingtonit për të arritur një marrëveshje armëpushimi. Sulmet e Hezbollahut kanë vrarë 43 civilë në Izraelin verior dhe në lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli, ndërsa 73 ushtarë janë vrarë në sulmet në veri të Izraelit dhe Lartësitë Golan dhe në luftime në Libanin jugor , sipas shifrave izraelite.

Agjencia e OKB-së, Uniceff ka bërë me dije se më shumë se 200 fëmijë janë vrarë dhe 1,100 janë plagosur në Liban gjatë dy muajve të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos