SHBA heq rekomandimin për vaksinën kundër COVID-it për fëmijët e shëndetshëm dhe gratë shtatzëna

Nga A2 CNN
28 Maj 2025, 07:20 | Bota

SHBA heq rekomandimin për vaksinën kundër COVID-it për

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka njoftuar se vaksinat kundër COVID-19 nuk rekomandohen më për fëmijët e shëndetshëm dhe gratë shtatzëna. Vendimi u bë publik përmes një videoje të shkurtër në rrjetin social X, pa përfshirë zyrtarë të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ky ndryshim ka ngritur shqetësime në mesin e ekspertëve të shëndetit publik, të cilët thonë se vendimi u mor pa një proces të qartë shkencor dhe pa të dhëna të reja. Sipas tyre, kjo është një qasje e rrezikshme dhe mund të hapë rrugën për ndryshime të ngjashme me vaksina të tjera të rëndësishme.

Vaksinat kundër COVID-it janë rekomanduar më parë edhe për gratë shtatzëna për të mbrojtur si nënat, ashtu edhe foshnjat e porsalindura. Gjatë pandemisë, shumë gra shtatzëna kanë humbur jetën nga COVID-19, duke e renditur këtë grup si të rrezikuar.

Ekspertët thonë se heqja e këtij rekomandimi mund të krijojë konfuzion te publiku dhe të zvogëlojë aksesin në vaksina për ata që kanë nevojë. Ata theksojnë se shkenca nuk ka ndryshuar, dhe se vaksinimi mbetet një mënyrë efektive për të parandaluar sëmundje të rënda dhe humbje jete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos