SHBA plan për zgjerim ushtarak në Grenlandë, në bisedime për tre baza të reja

Nga A2 CNN
12 Maj 2026, 18:04 | Bota

SHBA plan për zgjerim ushtarak në Grenlandë, në bisedime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillojnë bisedime me Danimarkën për të zgjeruar praninë e tyre ushtarake në Grenlandë, përfshirë planin për hapjen e tre bazave të reja në jug të territorit.

Sipas burimeve të njohura me procesin, negociatat mes dy vendeve kanë përparuar në muajt e fundit dhe po zhvillohen në nivel të rregullt diplomatik, me fokus forcimin e mbikëqyrjes në rajonin strategjik të Atlantikut Verior.

Zyrtarët amerikanë kanë propozuar që bazat e reja të vendosen në zona me infrastrukturë ekzistuese, si ish-aeroporte apo porte, me qëllim uljen e kostove të ndërtimit dhe rritjen e efikasitetit operativ, shkruan A2CNN. 

Bisedimet zhvillohen në kuadër të marrëveshjes së mbrojtjes SHBA–Danimarkë të vitit 1951, e cila i lejon Uashingtonit të zgjerojë aktivitetin ushtarak në territorin gjysmë-autonom të Grenlandës, me miratimin e Kopenhagës.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se diskutimet me Danimarkën dhe autoritetet e Grenlandës janë në vazhdim, duke theksuar optimizëm për ecurinë e tyre, por pa dhënë detaje mbi marrëveshjet konkrete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos