SHBA shton presionin ndaj Rusisë, sanksione për të detyruar Putinin të pranojë paqen

Nga Rosalba Bejdo
3 Maj 2025, 11:23 | Bota

Zyrtarë amerikane kanë finalizuar sanksione të reja ekonomike kundër Rusisë,  qe përfshijnë sektorët bankarë e energjetike, në përpjekjen për të intensifikuar presionin ndaj Moskës që të pranojë planin e Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Këtë e pohojnë 3 burime me dijeni mbi çështjen, për agjencinë e lajmeve Reuters. Siç thuhet, mes shënjestrave të mundshme përfshihen gjigandi rus i naftës, Gazprom dhe entitete madhore të përfshira në sektorët e resurseve natyrore dhe atë bankar. Megjithatë nuk është e qartë nëse paketa e sanksioneve do të miratohet nga Trump, i cili pas deklaratave fillestare dashamirëse ndaj Rusisë, duket i frustruar nga refuzimi qe putin po i bën planit të paqes. 

Miratimi i mundshëm i sanksioneve të reja nga Trump, qe do të pasonte nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet mes SHBA dhe Ukrainës, do të nënkuptonte një ashpërsim të qëndrimit ndaj Kremlinit. Kurt Volker, i cili ishte përfaqësues i posaçëm i Trump për negociatat me Ukrainën gjatë mandatit të tij të parë, tha se Trump i ka dhënë Putinit çdo mundësi për paqen po ai vazhdonte ta refuzonte. Faza tjetër sipas tij, do të jetë shtimi I presionit ndaj Moskës. 

Më herët Departamenti i Shtetit tha se SHBA nuk do të ndërmjetësonin më mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe se palët duhet të gjenin vetëm mënyrat se si ti jepnin fund luftës në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos