SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Nga A2 CNN
17 Korrik 2025, 21:22 | Bota

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra

Ministria zvicerane e Mbrojtjes tha se SHBA-të po devijojnë një porosi zvicerane për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, Zvicra porositi pesë sisteme Patriot në vitin 2022, por është informuar se Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së do të "ripërcaktojë përparësitë e dorëzimit të sistemeve Patriot për të mbështetur Ukrainën".

Dorëzimi në Zvicër i sistemeve, me vlerë miliarda dollarë, ishte planifikuar të fillonte në vitin 2027 dhe të përfundonte në vitin 2028, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se këtë javë, Presidenti Donald Trump njoftoi se një numër i pazbuluar i sistemeve të mbrojtjes ajrore do të dërgohej për përdorim në Ukrainë dhe se Bashkimi Evropian do të paguante për to.

Gjermania, Finlanda, Danimarka, Suedia, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Kanadaja duan të jenë pjesë e iniciativës për të financuar sistemet Patriot, tha të hënën shefi i NATO-s Mark Rutte.

Edhe Danimarka e Suedia kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në dërgimin e armëve amerikane në Ukrainë nëpërmjet NATO-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos