Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyy po shqyrtojnë një "marrëveshje të madhe" për dronë që përfshin blerjen nga Uashingtoni të dronëve ukrainas të testuar në fushëbeteja në këmbim të blerjes së armëve të SHBA-së nga Kievi, tha Zelenskyy në një intervistë për New York Post.
Sipas mediave të huaja, Zelenskyy tha se bisedimet e tij të fundit me Trump u përqendruan në një marrëveshje që do të ndihmonte secilin vend të forconte teknologjinë e tij ajrore.
Ai tha se dronët më të fundit të Ukrainës kishin qenë në gjendje të depërtonin në mbrojtjet e Rusisë për të eliminuar bombarduesit e rëndë dhe për të goditur deri në 800 milje në territorin rus.
"Populli i Amerikës ka nevojë për këtë teknologji dhe ju duhet ta keni atë në arsenalin tuaj", tha Zelenskyy për The Post.
Udhëheqësi ukrainas tha se dronët ishin mjeti kryesor që i ka lejuar vendit të tij të luftojë pushtimin e Rusisë për më shumë se tre vjet, shkruan A2 CNN.
"Ne do të jemi të gatshëm ta ndajmë këtë përvojë me Amerikën dhe partnerë të tjerë evropianë", tha ai.
Ai tha gjithashtu se Ukraina ishte në bisedime me Danimarkën, Norvegjinë dhe Gjermaninë për këtë çështje.
"Mendoj se kjo është me të vërtetë një mega-marrëveshje, një fitore për të dyja palët, siç thonë ata", shtoi Zelensky. (A2 Televizion)