“Interes i lartë për t’u bërë pjesë e policisë”, rreth 1000 kandidatë vijojnë garën për Patrullën e Përgjithshme

Nga A2 CNN
29 Tetor 2026, 13:11 | Aktualitet

 

“Interes i lartë për t’u bërë pjesë e

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizitoi Akademinë e Sigurisë, ku rreth 1000 kandidatë vijojnë garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, në Patrullën e Përgjithshme, përmes testimeve mjekësore, fizike dhe psikologjike.

Gjatë bashkëbisedimit me kandidatët, Drejtori Hita vlerësoi interesin e lartë për t’iu bashkuar Policisë së Shtetit dhe i falënderoi ata për besimin e treguar ndaj institucionit.

“Ju falënderoj për interesin dhe besimin që keni treguar për Policinë e Shtetit, duke zgjedhur të konkurroni për t’u bërë pjesë e saj. Numri i lartë i aplikantëve, rreth 1300 në fazën fillestare dhe tashmë rreth 1000 pas fazës së parë, është një tregues pozitiv dhe motivim për të vijuar forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe ndërtimin e një policie gjithnjë e më profesionale”, tha Hita.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos