All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

SHBA zbulon planin e hakmarrjes, sulme kundër pozicioneve iraniane në Siri dhe Irak

Nga Rosalba Bejdo
2 Shkurt 2024, 10:46 | Bota
All - Paragraf - 1

SHBA zbulon planin e hakmarrjes, sulme kundër pozicioneve iraniane në

Jo sulme në tokën iraniane, por goditje të pozicioneve të Iranit në Siri dhe Irak.

All - Paragraf - 3

Hakmarrja e Shteteve të Bashkuara për vrasjen e tre ushtarëve në bazën në Jordani, do të jetë e vendosur por jo aq e fortë sa kërkuan disa ligjvënës republikanë, të cilët këmbëngulën për sulme në territorin e Iranit.

Sipas planeve të miratuara rishtazi, vala e sulmeve kundër grupeve pro Iranit në rajon do të shtrihet përgjatë disa ditëve dhe kushtet e motit do të diktojnë se kur mund të nisin. Shtetet e Bashkuara fajësojnë rezistencën islamike në Irak për sulmin fatal ndaj ushtarëve amerikanë, një grup ombrellë i milicive ushtarake që armatosen, financohen dhe trajnohen nga Garda Revolucionare e Iranit.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se SHBA do të përpiqeshin të shmangnin një konflikt më të gjerë.

All - Paragraf - 6

“Ky është një moment i rrezikshëm në Lindjen e Mesme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të shmangur një konflikt më të gjerë në rajon, por do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur SHBA, interesat dhe njerëzit tanë”, tha ai.

Irani ka mohuar çdo rol në sulmin kundër bazës ushtarake të njohur si Kulla 22, që shkaktoi vdekjen e 3 ushtarëve dhe plagosjen e mbi 40 të tjerëve. Por Uashingtoni nuk ka dyshime se droni i përdorur ne sulm ishte i prodhuar në Iran, i ngjashëm me ato që vendi dërgon në Moskë.

Në konferencën për shtyp ditën e enjte, Austin mbrojti përgjigjen e vonuar ushtarake duke thënë se Amerika do të përgjigjet ku, kur dhe si të zgjidhte vetë.

All - Paragraf - 9

Fokusi sipas tij, është të menaxhohet në atë mënyrë që situata të mos dalë nga kontrolli.  Pavarësisht trysnisë nga ligjvënësit, Biden e ka bërë të qartë se nuk e do një luftë me Iranin.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos