
Shefi i ushtrisë libiane është vrarë në një përplasje ajror në Turqi, tha kryeministri i Libisë.
Sipas mediave të huaja, Gjenerali Mohammed Ali Ahmed al-Haddad dhe katër të tjerë ishin në bordin e një avioni Falcon 50 që fluturonte nga kryeqyteti turk, Ankara, të martën në mbrëmje.
Në një postim në rrjetin social ‘X’, Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se sinjali me avionin e biznesit humbi në orën 20:52 sipas orës locale, rreth 42 minuta pasi u ngrit nga aeroporti i Ankarasë.
Avioni që po udhëtonte drejt Tripolit kishte lëshuar një kërkesë për ulje emergjente përpara se të humbiste kontaktin. Mbetjet e aeroplanit u gjetën më vonë në jugperëndim të Ankarasë dhe tani po zhvillohet një hetim për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.
Në një postim të mëvonshëm në X, Yerlikaya shkroi se policia kishte dalluar mbeturinat pranë fshatit Kesikkavak, në distriktin Haymana.
Ai tha se "publiku do të informohet për zhvillimet e mëtejshme", shkruan A2 CNN.
Gjenerali i Libisë, Mohammed Ali Ahmed al-Haddad, vdiq vetëm disa orë pasi zhvilloi bisedime me Ministrin turk të Mbrojtjes, Yasar Guler. (A2 Televizion)