
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur vetë Zelensky përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, duke thënë se ishte mirënjohës ndaj BE-së për të gjithë mbështetjen, ndihmën dhe angazhimin maksimal të treguar jo vetëm këtë vit, por që nga fillimi i pushtimit të plotë rus.
"Javën e kaluar, Këshilli Evropian miratoi një vendim për 90 miliardë dollarë ndihmë financiare për Ukrainën për periudhën 2026-2027 dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ne e vlerësojmë shumë faktin që BE po e mbështet Ukrainën në këtë mënyrë, në këtë fazë diplomatike, në shumë aspekte vendimtare", tha Zelensky.
Sipas Zelenskyt, negociatat në vazhdim mund ta ndryshojnë rrënjësisht situatën dhe është thelbësore të sigurohet presioni i duhur mbi Rusinë, shkruan A2 CNN.
Me Von der Leyen, përfundoi ai, "diskutuam rëndësinë e mbështetjes së qëndrueshmërisë së Ukrainës dhe forcimit të pozicioneve tona në tryezën e negociatave'. (A2 Televizion)