Shefja e BE-së kërkon rikthim urgjent të lirisë së lundrimit në Hormuz

Nga A2 CNN
13 Prill 2026, 13:15 | Bota

Shefja e BE-së kërkon rikthim urgjent të lirisë së

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se rikthimi i lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit është me rëndësi “thelbësore”.

“Bllokada e vazhdueshme e Ngushticës së Hormuzit po shkakton dëme të mëdha. Rikthimi i lirisë së lundrimit është me rëndësi të madhe për ne,” tha ajo.

Ajo shtoi gjithashtu se nuk mund të ketë stabilitet në Lindjen e Mesme për sa kohë që Libani vazhdon të bombardohet nga Izraeli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos