Aksident në Shkodër, 6 të plagosur. Njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2026, 11:30 | Kronikë

Aksident në Shkodër, 6 të plagosur. Njëri prej tyre në

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik, ku janë përplasur dy automjete tip Benz.

Si pasojë, 6 persona janë plagosur, me njërin prej tyre në gjendje të rëndë, shkruan A2.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.11.2026, rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, janë përplasur 2 automjete tip “Mercedes-Benz”.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 6 shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. Shtetasi D. R., 33 vjeç, është në gjendje të rëndë, ndërsa 5 shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos