Shërbimi i sigurisë së Ukrainës: Kievi goditi 20 objekte energjetike ruse në shtator dhe tetor

Nga A2 CNN
31 Tetor 2025, 14:28 | Bota

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës: Kievi goditi 20 objekte

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës ka thënë se ushtria goditi 20 objekte energjetike ruse në shtator dhe tetor.

Sipas mediave të huaja, kreu i SBU-së tha gjithashtu se 160 objekte ruse të naftës dhe energjisë ishin shënjestruar me sukses në vitin 2025.

Vasyl Maliuk u tha gazetarëve se sulmet do të vazhdojnë dhe synojnë të zvogëlojnë aftësinë e Rusisë për të financuar luftën e saj në Ukrainë, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se Ukraina ka sulmuar vazhdimisht rafineritë ruse të naftës, duke intensifikuar presionin si mbi operacionin ushtarak të vendit, ashtu edhe mbi ekonominë e tij në përgjithësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos