Shërbimi Sekret amerikan qëllon një person të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë

Nga A2 CNN
9 Mars 2025, 15:11 | Bota

Shërbimi Sekret amerikan qëllon një person të armatosur

Një person i armatosur është qëlluar nga punonjësit e Shërbimit Sekret amerikan, të dielën në mëngjes, jashtë Shtëpisë së Bardhë, njoftoi agjencia menjëherë pas incidentit.

Presidenti Donald Trump nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë të dielën në mëngjes. Sipas Shefit të Komunikimeve të Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi, ata u informua për një person të dyshimtë që po udhëtonte drejt Uashingtonit nga Indiana.

Guglielmi tha në një deklaratë se anëtarët e Shërbimit Sekret-së panë një person që përputhej me përshkrimin afër Shtëpisë së Bardhë dhe gjetën makinën e tij të parkuar.

“Kur oficerët iu afruan, ai nxori armë dhe nisi të shtënat, gjatë së cilës u qëllua nga punonjësit tanë,” tha Guglielmi.  Agresori u dërgua i plagosur menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos