Shira të paprecedentë në Japoni, 4 të vdekur dhe mijëra të bllokuar

Nga A2 CNN
14 Gusht 2026, 09:04 | Bota

Shira të paprecedentë në Japoni, 4 të vdekur dhe mijëra

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur në Japoninë lindore, ndërsa reshjet rekord të shiut goditën prefekturën Chiba pranë kryeqytetit Tokio.

Shirat, të cilat autoritetet i kanë përshkruar si "të paprecedentë", ndërprenë energjinë elektrike për më shumë se 20,000 familje, ndërsa 7,000 udhëtarë mbetën të bllokuar gjatë natës në aeroportin Narita të Tokios.

Autoritetet lokale lëshuan të enjten një paralajmërim emergjence të nivelit pesë, alarmi më i lartë. Ky nivel u ul në nivelin katër deri të premten në mëngjes, por ato vazhdojnë të paralajmërojnë për rreziqe nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet.

Përmbytja vjen pas një serie stuhish që përfshiu Japoninë dhe vendet fqinje këtë javë, në atë që është parashikuar të jetë një sezon jashtëzakonisht aktiv i tajfunëve.

Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë deri në orët e vona të së premtes.

"Ky rast ishte një situatë jashtëzakonisht e pazakontë, madje edhe sipas standardeve historike të motit të Japonisë. Kam reaguar ndaj shumë fatkeqësive në të kaluarën, por kurrë nuk kam përjetuar një rast si ky", u tha gazetarëve të premten në mëngjes guvernatori i Chibës, Toshihito Kumagai.

Çiba, e cila ndodhet pranë kryeqytetit Tokio, ka regjistruar më shumë se 100 mm shi në orë që nga pasditja e së enjtes, thonë autoritetet.

Ky është rreth trefishi i reshjeve mesatare në gusht dhe vëllimi më i lartë i reshjeve të regjistruara ndonjëherë në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos