Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë në Europë, rrogozhinasit sigurojnë Conference League

Nga A2 CNN
13 Gusht 2026, 23:43 | Futboll

Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë në Europë,

Mbrëmje e madhe për futbollin shqiptar në Europë. Egnatia dhe Dinamo kanë siguruar kualifikimin në fazën Play-Off të kompeticioneve europiane, pas dy fitoreve bindëse në ndeshjet e kthimit.

Egnatia realizoi një përmbysje spektakolare ndaj Shamrock Rovers. Pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë në Irlandë, kampionët e Shqipërisë triumfuan 5-1 në Rrogozhinë, duke e mbyllur përballjen me rezultatin e përgjithshëm 6-4.

Ky sukses i garanton Egnatias të paktën një vend në fazën e ligës së Conference League. Ndërkohë, skuadra rrogozhinase do të vijojë aventurën në Europa League, ku në raundin Play-Off do të përballet me norvegjezët e Lillestrøm, në dy ndeshje që do të vendosin për një vend në fazën e ligës së këtij kompeticioni.

Edhe Dinamo dhuroi një paraqitje të shkëlqyer. Blutë përmbysën humbjen 1-0 të ndeshjes së parë ndaj Auda-s, duke fituar 4-0 në ndeshjen e kthimit dhe duke siguruar kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Me këtë sukses, Dinamo kalon për herë të parë tre ture radhazi në Conference League. Në Play-Off, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të përballet me Pafos të Qipros.

Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë në Europë, (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos