'Shkelet dinjiteti njerëzor', paralajmërimi i Vatikanit kundër ndryshimit të gjinisë

Nga A2 CNN
8 Prill 2024, 22:38 | Bota

Vatikani ka lëshuar një paralajmërim të fortë kundër ndryshimit të gjinisë, duke thënë se çdo ndërhyrje e tille kërcënon dinjitetin e çdo personi. Paralajmërimi është publikuar në një dokument të ri të nënshkruar dhe miratuar nga Papa Françesku.

E titulluar "Dinjiteti i pafund” deklarata fokusohet në atë që përshkruan një sërë kërcënimesh për dinjitetin njerëzor, duke përfshirë varfërinë, dënimin me vdekje, luftën, abortin, abuzimin seksual dhe abuzimin e grave. Teksti, i botuar nga zyra e Vatikanit të hënën, thekson se përpjekjet për të zbehur "ndryshimin seksual midis burrit dhe gruas", duke përfshirë operacionin që përcakton gjininë, duhet të refuzohen.

Për abortin ritheksohet ajo që Papa ka thënë në të kaluarën, se "mbrojtja e jetës së palindur është e lidhur ngushtë me mbrojtjen e çdo të drejte tjetër njerëzore". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos