Shkoi të bënte vithet, nëna e tre fëmijëve vdes pas operacionit plastik në Turqi

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 12:57 | Bota

Një tjetër viktimë nga operacionet plastike është shënuar së fundmi në Turqi. Viktimë këtë herë ishte një e re britanike, e cila erdhi në shtetin turk për të kryer një operacion në kofshë e vithe, por fatkeqësisht ajo ndërroi jetë pak pas ndërhyrjes.

Demi Agoglia, një 26-vjeçare britanike, nënë e tre fëmijëve, vdiq pas një operacioni për ngritjen e të pasmeve në Turqi. Mendohet se Demi ka pësuar infarkt për shkak të një embolie dhjamore pas operacionit të suksesshëm.

Sipas mediave turke, gruaja, nisi të ankohej për dhimbje gjoksi fill pas operacionit, ndërsa po përgatitej që të kthehej në Britani, vdiq nga një atak në zemër në një taksi rrugës për në spital.

Vëllai i saj Carl tha se familja dhe i dashuri i saj u përpoqën ta bindin Demin që të mos operohej, por ata nuk dëgjuan, duke sjellë kështu edhe ngjarjen fatale për jetën e së resë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos