Shqipëria dhe Kosova, mbeten vende pjesërisht të lira në raportin vjetor të Freedom House, pavarësisht përparimit në disa fusha për avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve.
Ne indeksin e Lirisë Globale Shqipëria vlerësohet me 68 pikë, duke shënuar përparim me një pikë , krahasuar me vitin e kaluar.
Vendi yne po ashtu konsiderohet si vend në tranzicion me sistem hibrid të qeverisjes. Sakaq, Kosova rezulton me 60 pikë nga 100 maksimale, pa ndryshime nga viti i kaluar.
Ekspertja e organizatës “Freedom House” për Ballkanin, Alexandra Karppi, thotë për Zërin e Amerikës procesi i vetingut , “ka filluar të shënojë përparim duke e detyruar Shqipërinë që ta mënjanojë korrupsionin në fushën e drejtësisë”.
Megjithatë sipas saj, mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale vazhdojnë të përbëjnë shqetësim në Shqipëri.
Ajo përmendi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, gjatë të cilave, sipas saj, “nuk është krijuar një mjedis për zgjedhje më të lira dhe më të drejta.” (A2 Televizion)