"Është problemi i Europës", Trump: Durimi me Putinin po mbaron me shpejtësi

Nga A2 CNN
12 Shtator 2025, 19:36 | Bota

"Është problemi i Europës", Trump: Durimi me Putinin po

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije se durimi i tij me Presidentin rus Vladimir Putin po mbaronte, por nuk kërcënoi me sanksione të reja për shkak të luftës në Ukrainë.

I pyetur nëse durimi i tij me Putinin kishte mbaruar, Trump tha: "Po. Po mbaron dhe po mbaron shpejt", shkruan A2 CNN.

“Kam kohë që kam pasur një marrëdhënie të mirë me Putinin, por kam një zhgënjim me të pasi nuk po i jep fund luftës. Do të duhet të zbresim shumë, shumë fort. Sanksionet ndaj bankave dhe naftës ishin një opsion, së bashku me tarifat, por edhe vendet evropiane duhej të merrnin pjesë. Por unë e kam bërë tashmë. Kam bërë shumë. India - një nga blerësit më të mëdhenj të naftës ruse - po përballej me një tarifë prej 50% për eksportet e saj në SHBA. Kjo nuk është një gjë e lehtë për t'u bërë. Kjo është një çështje e madhe dhe shkakton një përçarje me Indinë. Dhe mos harroni këtë, ky është një problem i Evropës, shumë më tepër sesa problemi ynë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos