Shuhet familja në Itali, u gjetën të vdekur brenda në shtëpi, nga helmimi me monoksid karboni

Nga A2 CNN
23 Tetor 2025, 12:08 | Bota

Shuhet familja në Itali, u gjetën të vdekur brenda në

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Canaro, në provincën e Rovigos në Itali. Një familje e tërë, për të cilën nuk ishte marrë asnjë lajm prej disa ditësh, u gjet e vdekur në shtëpinë e tyre.

Zjarrfikësit ndërhynë rreth orës 23:00 pas kërkesës së karabinierëve dhe alarmit të ngritur nga disa kolegë të kryefamiljarit 51-vjeçar, i cili nuk ishte paraqitur në punë për njëfarë kohe.

Ekipi i policisë së Rovigos gjeti trupat e pajetë të një babai, një nëne 47-vjeçare dhe vajzës së tyre 27-vjeçare brend anë shtëpi. Gjatë inspektimit, oficerët, të pajisur me pajisje zbulimi gazi, zbuluan rrjedhje monoksidi karboni nga kaldaja.

Familja moldave kishte jetuar në Itali prej njëzet vjetësh. Ata u gjetën në shtretërit e tyre pa shenja dhune, dhe macja e tyre u gjet gjithashtu e ngordhur.

Autoritetet kanë filluar hetimet për të konfirmuar shkaqet e vdekjes, ndërsa komuniteti vendas mbetet i tronditur nga incidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos