“Deputetët e PD nxitës të dhunës”, Klosi: Nuk kthehemi në të shkuarën për hir të paaftësisë së tyre

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 13:51 | Politikë

“Deputetët e PD nxitës të dhunës”, Klosi: Nuk

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka akuzuar deputetët e PArtisë Demokratike se janë nxitës të dhunës gjatë protestës së të mërkurës në Tiranë.

“Dhuna nuk është zgjidhje! Sulmet me gurë e molotovë ndaj Policisë së Shtetit, institucioneve, djegia dhe shkatërrimi i pronës publike i shërbejnë atyre që kërkojnë destabilitet. Rreshtimi i deputetëve të Saliut si nxitës të shkatërrimit nuk mund të na kthejë më kurrë në të shkuarën e errët për hir të paaftësisë së tyre politike”, shkroi Klosi në Instagram.

Prej dy ditësh tashmë, qindra studentë protesotjnë para Ministrisë së Arsimit, duke u përplasur edhe me policinë, ku nuk kanë munguar episodet e dhunës. Nga përleshjet ka pasur disa të lënduar, ndërsa disa të tjerë janë arrestuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos