Protesta, gjimnazi “Partizani” dhe shkolla të tjera thërrasin me urgjencë prindërit në mbledhje

Nga Ornela Joti
14 Tetor 2026, 14:10 | Sociale

Protesta, gjimnazi “Partizani” dhe shkolla të tjera

Gjimnazi “Partizani” dhe disa shkolla të tjera të mesme kanë thirrur me urgjencë prindërit e nxënësve në mbledhje, pas largimeve nga shkolla dhe përfshirjes së një pjese të nxënësve në protestën para Ministrisë së Arsimit.

Mbledhjet janë zhvilluar rreth orës 13:30, ku prindërit janë informuar për largimet e nxënësve nga ambientet e shkollave. Drejtuesit e institucioneve arsimore kanë kërkuar vijimin normal të procesit mësimor.

Prindërit kanë kërkuar nga shkollat që të menaxhojnë situatën dhe të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që nxënësit të mos braktisin mësimin dhe të vijojnë rregullisht procesin mësimor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos