Si dronët ndryshuan luftën? Ukraina kërkon prodhimin e 4.5 milionë njësive brenda vitit

Nga Eno Luarasi
31 Maj 2025, 14:51 | Bota

Ukraina ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme në prodhimin e dronëve kamikazë dhe luftarakë, duke u bërë një nga liderët globalë në këtë fushë për shkak të nevojave urgjente të luftës.

Objektivi i Ukrainës për vitin 2025 është të prodhojë 4.5 milionë dronë ushtarakë, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2024, kur u prodhuan rreth 2.2 milionë njësi. Parametrat janë të qartë. Dronët duhet të kenë një rreze veprimi për të goditur armiqtë në një distancë prej 40 km+, të jenë të lirë dhe të prodhohen në masë.

Situata me luftën kibernetike është gjithmonë në ndryshim. Çdo lloj sinjali që punon tani, me shumë mundësi për 2-3 muajt e radhës nuk do të punojë më. Vazhdimisht jemi duke përmirësuar sistemet. Ndryshojmë frekuencat, protokollet dhe mënyrat e fluuturimit. E gjithë kjo bëhet në bashkëpunim me ushtrinë. Gjërat që funksionojnë ja kalojmë menjëherë ushtrisë.

Rusia synon të prodhojë 300–350 dronë në ditë, duke e bërë të nevojshme që Ukraina të rrisë kapacitetet e saj prodhuese për të mbajtur balancën në fushën e betejës. Dronët luftarak dhe kamikazë janë bërë armë kyçe në luftë, duke zëvendësuar në shumë raste artilerinë dhe duke ofruar një zgjidhje më të lirë dhe më fleksibël për goditje të saktë. Rreth 96% e dronëve të përdorur nga ushtria ukrainase në vitin 2024 ishin të prodhuar në vend, duke reduktuar varësinë nga furnizuesit e huaj dhe duke forcuar industrinë vendase të mbrojtjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos