Trump u përgjigjet akuzave: Unë diktator?! Vetëm ditën e parë të presidencës

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 08:02 | Bota

Trump u përgjigjet akuzave: Unë diktator?! Vetëm ditën e

Donald Trump tha të martën se ai nuk do të bëhet diktator nëse bëhet përsëri president i SHBA-së, përveç "në ditën e parë", pas paralajmërimeve nga demokratët dhe disa republikanë se Amerika rrezikonte të shndërrohej në një autokraci nëse ai fiton zgjedhjet e vitit 2024.

Kandidati republikan presidencial Trump iu desh të pyetej dy herë gjatë një ngjarjeje televizive në Iowa-s për të mohuar se ai do të shpërdoronte pushtetin për të kërkuar hakmarrje ndaj kundërshtarëve politikë, nëse rizgjidhej në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se në ditën e parë do të përdorte fuqitë e tij presidenciale për të mbyllur kufirin jugor me Meksikën dhe për të zgjeruar shpimet e naftës.

"Unë do të jem një diktator vetëm ditën e parë të presidencës kur të mbyll kufijtë, të anuloj politikat klimatike dhe të filloj përsëri shpimet", tha ish-presidenti në një takim me votuesit në Iowa.

“Janë demokratët ata që abuzojnë me pushtetin e tyre, jo unë”, korrigjoi më pas Trump, duke shpjeguar se në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë do të rifillojë politikat e mandatit të tij të parë.

Trump, i cili po kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë në një përballje të mundshme zgjedhore me presidentin demokrat Joe Biden, ka premtuar shpesh "hakmarrje" ndaj kundërshtarëve politikë nëse ai fiton përsëri pushtetin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos