Çdo gjë që ndodh në Gaza, artistja jemenase, Amal Fadil, I ka përjetësuar përmes disa skulpturave. Kjo është një formë që ka zgjedhur 40-vjeçarja për të dokumentuar ngjarjet në enklavën palestineze.
Koleksionin e skulpturave ajo e ka quajtur, “Palestina” dhe thotë se të gjithë në Jemen dhe më gjerë janë prekur nga ky konflikt.
“Për sa i përket skulpturave të mia ato janë të ndara në koleksione të ndryshme – koleksioni i parë quhej “Koleksioni i kërmillit”, por fillimisht e kam nisur me "Koleksionin e Muzikantëve" - këtu është flauti - e kam fjalën për Oud një instrument arab me tela. Koleksionet e ndryshme u frymëzuan të gjitha nga realiteti aktual që po jetojmë. Unë mishëroj të gjitha ngjarjet që jetojmë përmes veprave, të cilat kanë simbole dhe rëndësi”.
Skulpturat e saj tregojnë një histori, një personazh, apo një ngjarje që është bërë virale në medie apo rrjetet sociale.
Nga “Fëmija Yousef” deri te kamera e reporterëve që mundohen të paraqesin cdo gjë që ndodh atje, janë historitë që përcjellin përmes këtyre veprave të artit.
"Kam shkruar një numër historish që kanë ndodhur gjatë luftës aktuale, mes tyre; "shpirti i shpirtit tim" dhe "fëmija Youssef”. Kam përfshirë edhe një kamera për të përfaqësuar gazetarët, që përpiqen të tregojnë të gjitha faktet dhe shfarosjen që po ndodh në këtë luftë.
Pasi zbuloi talentin e saj në vitin 2020, Fadl ka krijuar që atëherë disa koleksione skulpturash që portretizojnë çështje shoqërore në Jemen dhe përfaqësime kulturore, por lufta në Gaza e ka shtyrë atë të ripërqendrojë vëmendjen e saj në veprat e frymëzuara nga palestinezët.
(A2 Televizion)